Aksidenti me vdekje në aksin Elbasan-Librazhd/ Banorët e zonës: Shoferi ishte me shpejtësi maksimale, ambulanca u vonua

25/05/2026 10:09

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një 7 vjeçar humbi jetën.

Sipas dëshmive të banorëve, automjeti që u përfshi në ngjarje dyshohet se lëvizte me shpejtësi të lartë, pavarësisht pretendimeve të drejtuesit të mjetit se po udhëtonte me rreth 10 km/h.

Pas aksidentit banorët e zonës kanë ndërhyrë menjëherë për të nxjerrë fëmijën nga automjeti i përfshirë në ngjarje.

Shoferi thoshte që është në rrugë nacionale. ‘Kam të drejtën time. Kam qenë më 10 km në orë’, ka thënë shoferi. Në këtë rrugë ka ndodhur dhe një tjetër ngjarje e rëndë. Rruga është bërë shumë e rrezikshme në këtë lagje.“, u shpreh një banor i zonës.

Ndërsa një banore tha “E kanë parë që ishte me shpejtësi maksimale. Edhe pse ka thënë që ishte me 10 km/h. Erdhën gjitha burrat nga lokali, ngritën makinën që nxorën fëmijën. Thirrën ambulancën, nuk erdhi. E morën më makina te rastit dhe e çuan në spital. Ambulanca erdhi pas 15 minutash nga momenti që fëmija u nis në spital. Rruga është shumë e rrezikshme. Bëhen shumë aksidente”.

Top Channel