Serie A/ Tronditet Milani, kuqezinjtë munden në ndeshjen e fundit nga Cagliari dhe mbeten jashtë Champions-it. Vendin ia zë Como e Fabregasit

24/05/2026 22:52

Milani është jashtë Championsit sezonin e ardhshëm, kjo pas disfatës trurpëruese 1-2 nga Cagliari në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Takimi i luajtur në “San Siro” nisi mjaft mirë për kuqezinjtë, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 2’ të sfidës me anë të Saelemaekers, por gjithçka u barazua nga Borrelli në minutën e 20’.

Ekipi i Allegrit do ta siguronte Champions-in edhe me një pikë, por në të 57’, “Djalli” u shtang nga Juan Rodriguez.

Një sezon krejt për t’u harruar ky për Milanin, i cili dy muaj më parë ishte pretendent për titullin kampion, ndërsa sezonin e ardhshëm do e shohë veten të luajë në Europa League.

Vendin në Champions, kuqezinjve ia zuri Como e Fabregasit, që bëri detyrën përballë Cremoneses, duke triumfuar 1-4.

Ndërkohë vendi i tretë u sigurua nga Roma, që triumfoi 0-2 me Veronën, ndërsa po në Europa League do të luajë Juventus, ndeshja e të cilit me Torinon filloi me vonesë për shkak të një përplasje të ashpër mes tifozëve.

REZULTATET:

Milan 1-2 Cagliari

Saelemaekers 2’ / Borrelli 20’, J. Rodriguez 57’

Verona 0-2 Roma

Malen 56’, El Shaarawy 90+3’

Cremonese 1-4 Como

Bonazzoli (P) 55’ / Jesus Rodriguez 36’, Douvikas 51’, Da Cunha (P) 74’, 81’

RENDITJA:

Top Channel