Shtohen akoma më shumë tensionet për derbin Torino-Juventusit. Tifozët ultras më të dhunshëm patën përplasje mes tyre pranë sektorit të tifozerive mike në stadiumin Grande Torino. Mësohet se gjatë këtyre tensioneve ka pasur hedhje shishesh dhe gurëve në drejtim të disa agjentëve të policisë të cilët përdorën gazin lotsjellës për të qetësuar situatën në atë zonë. Po kështu mësohet se disa tifozë të të dyja skuadrave u ndaluan nga policia për këto trazira.

Një orë përpara fillimit të ndeshjes, tifozët ultras të Juventusit u bllokuan në zonën anti-stadium. Ata nuk janë në tribunë në shenjë proteste ndaj forcave të rendit pasi gjatë përdorimit të gazit lotsjellës goditën në kokë një tifoz juventin. Tifozi, një burrë në moshën 45 vjeçare u dërgua në spital për traumë në kokë dhe mësohet se i plagosuri nuk është në rrezik për jetën. Ndërkaq, sipas Sky Sport, tifozi është goditur me shishe qelqi në kokë dhe i është nënshtruar në ndërhyrjeje kirurgjikale

Për këtë aryse, tifozët që kishin hyrë në stadium mblodhën skuadrën e Juventusit për t’i kërkuar që të mos e luajnë ndeshjen. Disa prej eksponentëve të grupimeve të organizuara folën direkt me kapitenin Locatelli për t’i shpjeguar situatën. Episodi u komentua edhe nga Damien Comolli. ‘Jemi shumë të shqetësuar dhe të trishtuar për atë çfarë ndodhi jashtë stadiumit-tha Comolli-është një tifozi ynë në spital në gjendje të rëndë, me kod të kuq. Tifozët e tjerë ultra nuk janë të kënaqur me atë çfarë ndodhi dhe na kërkuan të mos zbresim në fushë dhe më pas do të shkoj të takoj tifozin e plagosur në spital’.

Në momentin që do të niste ndeshja në orën 20:45, skuadrat qëndruan në dhomat e zhveshjes, ndërkohë që skuadrat e tjera i nisën ndeshjet e tyre rregullisht. Situata në Torino është shumë e tensionuar me tifozët ultras të Juventusit që kërcënuan me pushtim të fushës në rast të fillimit të ndeshjes. Megjithatë u vendos që kjo sfidë të niste në orën 21:45, një vendim që nuk u pëlqye nga tifozët bardhezinj që nisën të braktisnin impiantin. Pas shumë e shumë minutash kaotike, futbollistët e të dyja skuadrave zbritën në fushë për të filluar këtë ndeshje të rëndësishme për Zonjën e Vjetër.

Top Channel