Video/ Nuk është “Arena Kombetare” e boksit, por e futbollit, Gurishta godet me grushta Aleksin, Vllaznia humb titullin dhe toruan!
Mbrëmjen e së shtunës, kampionati spanjoll dha përfundimisht të gjitha verdiktet e tij. Vëmendja më e madhe në këto ndeshje ishte të gara për mbijetesë pasi çështja e titullit kampion u zgjidh përpara 2 javësh në El Clasicon mes Barcelonës dhe Realit të Madridit me skuadrën katalanase që ngriti trofeun.
Ja cilat janë verdiktet e kampionatit spanjoll të futbollit
Skuadra kampione: Barcelona
Në Champions: Përveç Barcelonës, janë edhe Real Madrid, Villarreal, Atletico Madrid e Betis Sevilla(Spanja do të ketë 5 skuadra në këtë kompeticion )
Në Europa League: Celta Vigo dhe Real Sociedad (që fitoi Kupën e Mbretit.
Në Conference League kualifikohet Getafe. Por në këtë kompeticion është për t’u zhvilluar ende finalja e këtij sezoni mes Crystal Palace dhe Rayo Vallecano. Nëse kjo e fundit do të ngrejë trofeun do të luajë në Europa League dhe Spanja ashtu si Anglia do të ketë 9 skuadra në kompeticionet evropiane që do të përbënte një rekord absolut.
Ndërsa skuadrat e rëna nga kategoria janë: Mallorca, Girona dhe Oviedo.
Top Channel