La Liga jep verdiktet e mbetura të kampionatit, edhe Spanja mund të ketë 9 skuadra në kompeticionet evropiane
Elseid Hysaj mbyll aventurën e tij me skuadrën e Lazios. Pas 5 vitesh, mbrojtësi i kombëtares shqiptare dhe klubi roman ndajnë rrugët mes tyre.
Elseid Hysaj iu drejtua rrjeteve sociale për të përshëndetur Lazion dhe tifozët përmes një mesazhi emotiv teksa deklaroi largimin e tij nga bardhekaltrit.
‘Pas 5 vitesh me këtë fanelë erdhi momenti për t’u përshëndetur. Kanë qenë vite intensive, plot me emocione, momente shumë të bukur dhe të tjerë më të vështirë, por gjithnjë kam dhënë gjithçka me profesionalizëm dhe respekt deri në ditën e fundit. Dua të falenderoj shokët e mi të skuadrës, një grup i vërtetë, i përbërë nga djem të jashtëzakonshëm me të cilët kam ndarë shumë momente brenda dhe jashtë fushe. Një falenderim special edhe për të gjithë tifozët e Lazios, ngrohtësia, pasioni dhe mbështetja juaj kanë qenë shumë të forta dhe do të mbeten përjetë me mua. Roma do të jetë gjithnjë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe unë e familja ime do t’ju jemi gjithnjë mirënjohes. Ju uroj më të mirën dhe shpreoj që LAZIO TË KTHEHET ATY KU MERITON TË JETË. Faleminderit për gjithçka, FORCA LAZIO PËRGJITHMONË-shkruante Elseid Hysaj në postimin e tij në rrjetet sociale.
Tani ajo që mbetet për t’u kuptuar është se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i mbrojtësit kuqezi.

Top Channel