Referendumi për Berishën/ Mbyllet numërimi në dy qytete, pjesëmarrje 26% në Sarandë dhe vetëm 15% në Gjirokastër

23/05/2026 18:31

Pas mbylljes së procesit të votimit me një orë vonesë, për shkak të shtyrjes së paralajmëruar, ka nisur menjëherë numërimi I votave në degët e PD, ku sot kanë votuar për kreun e demokratëve, i vetmi në listë Sali Berisha.

Procesi i numërimi është mbyllur në: 

Dega Sarandë

Votues në listë 870

Votuan 229 (26 %)

Pro 181

Abstenim 3

Kundër 40

Të pavlefshme 5

Dega Gjirokastër 

Votues në listë 1890

Votuan 291 (15 %)

Pro 270

Abstenim 5

Kundër 11

Të pavlefshme 5

Top Channel