Ish-banorja e BBV shtatzënë për herë të dytë? Xheisara zbulon lajmin në ‘Ftesë në 5’: Nuk e prisja, më erdhi si dhuratë
Vanessa Trump ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se është diagnostikuar me kancer gjiri.
Ish-bashkëshortja e Donald Trump Jr., 48 vjeç dhe nënë e pesë fëmijëve, tregoi se tashmë ka nisur betejën me sëmundjen dhe po ndjek një plan trajtimi së bashku me ekipin e saj mjekësor.
Në mesazhin e publikuar në Instagram, Vanessa zbuloi se i është nënshtruar edhe një ndërhyrjeje kirurgjikale në fillim të kësaj jave.

“Kohët e fundit më diagnostikuan me kancer në gji. Edhe pse ky nuk është një lajm që askush nuk pret ta dëgjojë, po punoj ngushtë me ekipin tim mjekësor për një plan trajtimi”, shkroi ajo.
Ajo shtoi se mbetet e fokusuar dhe optimiste, ndërsa falënderoi familjen, fëmijët dhe njerëzit e afërt për mbështetjen gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Mbetem e fokusuar dhe optimiste, e rrethuar nga dashuria dhe mbështetja e familjes sime, fëmijëve të mi dhe njerëzve më të afërt me mua”, u shpreh Vanessa në postimin e saj.
Pas publikimit të lajmit, shumë persona publikë dhe familjarë reaguan me mesazhe mbështetjeje. Mes tyre ishte edhe Ivanka Trump, e cila i uroi shërim të shpejtë. Ndërkohë, vajza e saj e madhe, Kai, publikoi një foto me të ëmën në rrjetet sociale me mbishkrimin: “Personi më i fortë që njoh. Të dua.”
Top Channel