Botërori 2026/ Ebola ndez sirenat e alarmit, RD e Kongos anulon fazën përgatitore
Një Botëror me 64 skuadra, FIFA dhe ideja që po merr formë
Nuk ka startuar ende edicioni i parë i Botërorit me 48 skuadra dhe ka filluar të mendohet për kompeticionin e vitit 2030 që do të mbahet në Spanjë, Portugali dhe Marok teksa është bërë një propozim që eventi pasardhës të zhvillohet me 64 skuadra.
Propozimi është bërë përpara disa muajsh pas një kërkese të bërë nga CONMEBOL për t’u hapur më shumë dhe për ta bërë më te lehtë pjesëmarrjen edhe për skuadrat që rrallëherë shihen në elitën e futbollit botëror. Sigurisht që në atë moment ideja ishte vetëm një sondazh, por tani po merr akoma më shumë forcë.
FIFA dhe drejtuesit e saj po fillojnë të marrin në konsideratë këtë ide si diçka që do t’i jepte kuptim asaj që quhet pluralizëm i futbollit. Infantino gjithnjë flet për festën që përfaqëson Botërori sidomos për vendet që nuk kanë pasur kurrë mundësinë për të marrë pjesë në një event të tillë siç është Kombëtarja shqiptare dhe një botëror me 64 skuadra do të rriste akoma më shumë shanset e tyre.
Struktura e Botërorit 2030 është projektuar që të jetë me 48 skuadra, por kujtojmë se FIFA ende nuk është impenjuar plotësisht me organizimin e tij, diçka që nuk do të ndodhë deri në 19 korrik të 2026, ditë kur do të mësohet edhe skuadra e re kampione e botës.
Top Channel