Brazili dridhet dhe mban frymën; Neymar u ndal sërish. Sulmuesi brazilian që u përfshi nga Carlo Ancelotti në listën e futbollistëve për në Botërorin e kësaj vere, iu desh të bëjë llogaritë me problemet fizike të radhës.

Neymar e pësoi dëmtimin gjatë stërvitjeve me Santos me futbollistin që u detyrua të mbetej jashtë fushe në sfidën e Copa Sudamericana ndaj San Lorenzos.

Ai që rriti shqetësimin e përgjithshëm ishte Rodrigo Zogaib, koordinatori i stafit mjekësor të klubit brazilian që foli për një edemë të lehtë në pulpë. Një shqetësim që gjithsesi zgjidhet në harkun e 10 ditëve maksimumi me stafin e Seleçaos që mbetet shumë optimist, ndërsa Neymar pritet që të bashkohet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës javën e ardhshme.

Por ndërsa fiziku duket se mund të rikuperojë në kohë, sfida e vërtetë për numrin 10 të 5 herë kampionëve të botës do të jetë impakti me regjimin e punës së Ancelottit. Trajneri italian ka blinduar skuadrën duke vendosur edhe një kod të hekurt që duhet zbatuar nga të gjithë pa përjashtim.

Katër janë amendamentet e vendosura për Neymar për në Botërorin e kësaj vete; nuk do të ketë shiritin e kapitenit pavarësisht rekordeve historike dhe 128 ndeshje të luajtura, duhen respektuar hierarkitë. Futbollisti duhet të djersisë shumë për të fituar postin e titullarit ditë pas dite. Ylli brazilian do të ketë të njëjtin trajtim dhe të njëjtat orare si të tjerët dhe në fund do të kufizohen përdorimi i rrjeteve sociale nga ana e tij dhe si podcastet personale gjatë turneut.

Top Channel