Franca, Ousmane Dembele: Kuptohem më mirë më Olise se me Mbappe
Norvegjia bëhet gati për Botërorin e këtij viti dhe tashmë janë mësuar emrat e futbollistëve që do të zbresin në fushën e lojës në eventin madhor në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Trajneri Stale Solbakken ka publikuar listën e 26 lojtarëve të përzgjedhur për të marrë pjesë në këtë Kupë Botë ku skuadra skandinave kthehet pas 28 vitesh
Norvegjia, e drejtuar nga Erling Haaland do të kërkojë të përmirësojë rezultatet e mëparshme të regjistruara nga Norvegjia në 3 pjesëmarrjet e saj. Për më tepër sulmuesi i Manchester City do të shkojë në këtë botëror pas një sezoni disi nën nivelin e tij, por duke treguar gjithsesi edhe njëherë aftësitë e tij të mëdha në shënimin e golave.
Botërori i këtij viti do të ketë Grupin e Ferrit dhe është pikërisht Grupi I ku Norvegjia do të përballet me Francën e Kylian Mbappe, ndërkohë që pjesë e tij janë edhe Senegali dhe Iraku. Por te Norvegjia nuk është vetëm Haaland, në radhët e nordikëve janë edhe Odegaard, Sorloth, Hauge, Nusa, Bob, Schjelderup, Berg…
Lista e 26 futbollistëve të Norvegjisë:
Portierë: Orjan Haskjold Nyland, Sander Tangvik, Egil Selvik
Mbrojtës: Kristoffer Ajer, David Moller ëolfe, Leo Ostigard, Fredrik Bjorkan, Marcus Pedersen, Torbjorn Heggem, Sondre Langas, Henrik Falchener, Julian Ryerson
Mesfushorë: Morter Thorsby, Patrick Berg, Sander Berge, Martin Odegaard, Fredrik Aursnes, Kristian Thorstvedt, Thelonious Aasgaard, Antonio Nusa, Andreas Schjelderup, Oscar Bob, Jens Petter Hauge.
Sulmues; Alexander Sorloth, Erling Haaland, Jorgen Strand Larsen
Top Channel