Zyrtare/ Nagelsmann publikon listën, spikat rikthimi i Neuer, ja lojtarët që do të përfaqësojnë Gjermaninë në Botëror
Republika Demokratike e Kongos, një prej skuadrave të kualifikuara për në Botërorin 2026, anuloi përgatitjet paraprake në prag të kompeticionit për shkak të shpërthimit të epidemisë së ebolas e njohur si Bundibugyo, një epidemi që prek edhe turneun, pikërisht 22 ditë nga starti i tij
Rrethanat shfaqen si një surprize dhe mund të kushtëzojnë jo pak Botërorin e SHBA, Kanadasë dhe Meksikës. Republika Demokratike e Kongos është në grupin K të kompeticionit së bashku me Portugalinë, Kolumbinë dhe Uzbekistanin. Organizata Botërore e Shëndetësisë(OBSH) në orët e fundit bëri të ditur se numri i viktimave nga ebola ka arritur në 132, ndërsa ka edhe 548 raste të tjera të dyshuara.
Ndërkaq autoritetet amerikane të shëndetësisë kanë marrë masa në lidhje me këtë çështje. Sipas tyre, nëse do të vazhdojë kjo emergjencë shëndetësore, ata futbollistë që kanë qenë në vendlindje në 3 javët e fundit nuk do të mund të hyjnë në SHBA. Në orët e fundit te kombëtarja e Republikës Demokratike të Kongos ka pasur një ndryshim në listën e futbollistëve të grumbulluar teksa Bushiri doli jashtë saj për t’u zëvendësuar nga Tshibola.
Për këtë arsye i anulua edhe faza përgatitore që do të zhvillohej në Kinshasa dhe po punohet që kjo të bëhet direkt në Belgjikë ku Republika Demokratike e Kongos do të luajë edhe 1 nga 2 ndeshjet miqësore me Danimarkën në Liege dhe Kilin në Cadiz. FIFA është në dijeni të kësaj situate të cilën edhe po e monitoron teksa është në pritje të evoluimit të ngjarjeve.
Top Channel