Ronaldo synon ëndrrën e madhe të Botërorit, trajneri Martinez zbulon listën e lojtarëve të thirrur Inteligjenca Artificiale iu vjen në ndihmë arbitrave dhe asistentëve të tyre. Për Botërorin 2026, avatarët 3D të 1248 futbollistëve do të bëjnë më të mirë dallimin e pozicionit jashtë loje falë siluetave digitale të afta për të marrë pamjen në kufijtë e reales të futbollistëve me spektatorët që do të kenë imazhe shumë më të qarta në ekran.
Shefi i Arbitrave në FIFA, Pierluigi Collina, gjatë një eventi në Milano e bëri menjëherë të qartë se kjo risi nuk do të venitë rolin e arbitrave anësorë. ‘Do te kemi gjithnjë nevojë, teknologjia synon shfaqjen e rielievit, por gjithnjë do të jetë ndërhyrja njerëzore ajo që do të vendosë nëse episodi është i dënueshëm apo jo-tha Collina-është një mbështetje, duhet për të marrë përgjigjet më të sakta të mundhshme. Skeleti i sportistëve nuk është njësoj për të gjithë, tani do të personalizoht për lartësinë, volumin dhe gjatësinë e këmbëve’
Një zgjedhje kjo që e bën akoma më efikas procesin e vendimmarrjes së arbitrave.
‘Gjatë media day të kombëtareve do të ndërtojmë aspektin digital të futbollistëvë përmes një skaneri 3D dhe me një algoritëm të AI-tha menaxheri i AI i Lenovo&Solution Architect, Valerio Rizzo-do të jetë një avatar i ngjashëm me ata që shohim në videolojërat me standarde të kualiteteve metrike dhe kritere’.
Por kjo nuk do te jetë e vetmja risi që ka të bëjë me Inteligjencën Artificiale. FIFA dhe Lenovo prezantojnë edhe FIFA AI Pro, një asistent që iu ofron analiza për të dhëna komplekse trajnerëve, futbollistëve dhe analistëve të të gjitha kombëtareve që marrin pjesë në Botëror.
Top Channel