“Selin nuk e ka merituar finalen”, flet Juela: Asaj lojën ia ka bërë familja
Një gjykatë në Spanjë ka urdhëruar autoritetet tatimore t’i kthejnë këngëtares kolumbiane Shakira më shumë se 55 milionë euro, në një nga çështjet më të bujshme fiskale që ka përfshirë artisten vitet e fundit.
Sipas vendimit të Gjykatës Kombëtare të Audiencës në Madrid, administrata tatimore nuk arriti të provonte se Shakira kishte qëndruar mbi 183 ditë në Spanjë gjatë vitit 2011, kufiri ligjor që e bën një person rezident fiskal në vend.
Gjykata konstatoi se artistja kishte kaluar vetëm 163 ditë në territorin spanjoll dhe se nuk kishte prova të mjaftueshme që qendra e interesave të saj ekonomike ndodhej në Spanjë. Për pasojë, autoritetet spanjolle detyrohen t’i rikthejnë këngëtares të gjitha pagesat e kryera, përfshirë interesat ligjore.
Shuma përfshin rreth 24 milionë euro tatim mbi të ardhurat dhe afro 25 milionë euro gjoba që ishin vendosur ndaj saj për “shkelje shumë të rëndë”. Artistja 49-vjeçare ka qenë për vite me radhë në qendër të përplasjeve me autoritetet tatimore spanjolle.
Ajo jetoi për më shumë se një dekadë me ish-futbollistin e Barcelones, Gerard Piqué me te cilin u nda ne 2022. Pas ndarjes, këngëtarja u transferua në Miami bashkë me dy fëmijët. Në një tjetër çështje në vitin 2023, Shakira arriti marrëveshje me prokurorët për të shmangur gjyqin për mashtrim fiskal.
Autoritetet spanjolle analizuan edhe postimet e saj në rrjetet sociale dhe kishin marrë në pyetje fqinjët për të provuar qëndrimin e saj në Spanjë. Vetë këngëtarja e ka cilësuar hetimin ndaj saj si një “gjyq inkuizicioni”, duke akuzuar autoritetet se ishin më të interesuara për ta “djegur publikisht” sesa për të dëgjuar argumentet e saj.
Top Channel