“Vdekja” e futbollit të popullit? Kupa e Botës 2026 kthehet në “festën” e Elitës, shifrat që do t’ju lënë pa fjalë
Nuk mund të bëhet më e çuditshme se kjo! Louis Ben Farhat nuk do të jetë pjesë e Kupës e Botës që po troket dhe arsyeja pas këtij vendimi është thjesht e pabesueshme.
19-vjeçari që aktivizohet me skuadrën e Karlsruhes, konsiderohet si një nga talentet më të mëdha të Tunizisë dhe pritej që të ishte një nga emrat pikantë të turneut. Megjithatë, sulmuesi i ri do ta ndjekë Botërorin nga televizori, pasi trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, zbuloi se ishte babai i futbollistit ai që ia ndaloi rreptësisht pjesëmarrjen.
Në një deklaratë që ka lënë pa fjalë opinionin publik, përzgjedhësi Lamouchi tregoi detajet e bisedës: “Mora një telefonatë nga babai i Louis Ben Farhat këtë mëngjes. Ai më tha prerë se ishte ende shumë herët që djalit të tij t’i ngarkohej pesha e Kupës së Botës dhe e refuzoi zyrtarisht ftesën. U shokova! Menjëherë pas kësaj thirra Louis-in në telefon, por ai nuk u përgjigj. Provova të lidhesha sërish me babanë e tij, por as ai nuk e hapi më telefonin. Kjo është një mungesë e pastër respekti dhe fundi i kësaj historie,” u shpreh i revoltuar trajneri.
Arsyeja e vërtetë: Frika nga merkatoja?
Prapaskenat që qarkullojnë në mediat tuniziane tregojnë se arsyeja e vërtetë e këtij refuzimi lidhet me anën financiare dhe menaxhimin e karrierës. Familja e Louis Ben Farhat ka frikë se një paraqitje e dobët e Tunizisë në këtë turne madhor mund të ndikojë negativisht në imazhin e djalit dhe të ulë çmimin e tij në tregun e transferimeve.
Ky kalkulim i ftohtë ka sjellë një valë të madhe zemërimi te tifozët dhe opinioni sportiv në Tunizi, të cilët e shohin këtë si tradhti ndaj ngjyrave të kombëtares. Kujtojmë që Tunizia ndodhet në Grupin F, ku do të përballet me sfida tejet të vështira kundër Japonisë, Holandës dhe Suedisë.
Top Channel