Pamela Anderson dhe Tom Cruise në qendër të thashethemeve, a po lind romanca e re e Hollywood-it?

17/05/2026 11:22

Thashethemet për një romancë të mundshme mes Pamela Anderson dhe Tom Cruise po bëjnë xhiron e mediave ndërkombëtare, duke i kthyer dy yjet e Hollywood-it në qendër të vëmendjes së publikut dhe tabloidëve.

Sipas raportimeve, aktorja 58-vjeçare ka tërhequr vëmendjen e aktorit të njohur 63-vjeçar, ndërsa Pamela Anderson thuhet se po i hap sërish vend dashurisë në jetën e saj. Burime pranë tyre pretendojnë se mes dy figurave të famshme ka lindur një interes i ndërsjellë, pas një periudhe kontaktesh të vazhdueshme.

Thuhet se Tom Cruise është impresionuar nga performanca e Anderson në filmin që shënoi rikthimin e saj, “The Last Showgirl”, i cili ka ndryshuar mënyrën se si publiku e sheh aktoren. “Filmi e bëri Pamelën të shihej në një dritë krejt tjetër, përfshirë edhe Tomin”, ka deklaruar një burim për mediat ndërkombëtare.

Sipas të njëjtave raportime, dy yjet kanë qenë në kontakt që prej asaj kohe, ndërsa flitet për një “shkëndijë të dukshme” mes tyre. Persona pranë rrethit të tyre kanë vënë re afrimitetin, duke shtuar se kjo është diskutuar edhe brenda rrethit të ngushtë të aktorit.

Pamela Anderson, e njohur për rolin e saj në “Baywatch”, ka qenë më parë e lidhur me aktorë të tjerë të njohur, përfshirë edhe bashkë-yllin e saj në “Naked Gun”, Liam Neeson, me të cilin kishte ngjallur gjithashtu spekulime për një romancë gjatë promovimeve të filmit.

Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga asnjëri prej dy yjeve, ndërsa thashethemet vazhdojnë të ushqejnë interes të madh në rrjetet sociale dhe mediat rozë.

Top Channel