Shqipëria shkëlqen në “Eurovision 2026”, grumbullon 145 pikë. Portugalia na jep 12 pikë, 0 Italia
Drake ka ndezur debat të gjerë në rrjetet sociale pas publikimit të këngës së re “Make Them Pay”, ku shumë fansa besojnë se reperi i referohet në mënyrë të drejtpërdrejtë DJ Khaled për heshtjen e tij lidhur me situatën në Palestinë.
Kënga, pjesë e projekteve më të fundit muzikore të Drake, ka tërhequr menjëherë vëmendje për tekstin e saj të fortë dhe mesazhet me ngarkesë politike që përmban.
“Populli juaj ende po pret fjalët ‘Liri për Palestinën’, por me sa duket nuk është gjithçka bardh e zi, e kuqe dhe jeshile. Unë vërtet i shoh ngjyrat e vërteta të të gjithëve” – dëgjohet të thotë Drake në një nga vargjet më të komentuara të këngës.
Fansat e kanë interpretuar këtë pjesë si një kritikë të nënkuptuar ndaj DJ Khaled, i cili është me origjinë palestineze dhe prej kohësh është përballur me reagime nga aktivistë dhe ndjekës për mungesën e deklaratave publike mbi luftën në Gaza.
Edhe pse Drake nuk ka folur shpesh publikisht për konfliktin, ai ka shprehur më herët mbështetje për armëpushim në Gaza. Në vitin 2023, reperi ishte mes artistëve që nënshkruan letrën “Artists4Ceasefire”, ndërsa në vitin 2025 është parë duke përshëndetur protestues pro-palestinezë në Kopenhagë.
Debati mbi heshtjen e DJ Khaled nuk është i ri në publik. Në vitin 2024, kushëriri i tij, sipërmarrësi palestinezo-amerikan Fadie Musallet, deklaroi se shumë palestinezë janë ndjerë të zhgënjyer nga mungesa e reagimit të tij për situatën në Gaza.
Ai gjithashtu kishte theksuar se DJ Khaled më herët ka qenë i angazhuar në çështje sociale si lëvizja Black Lives Matter, por nuk ka dalë publikisht në mbështetje të Palestinës.
Top Channel