Programi i Ndihmës për Antiterrorin, Ambasada Amerikane në Tiranë përgëzon 24 të diplomuarit e kursit “Aftësi për Vëzhgimin e Sjelljes” nga Akademia e Sigurisë

16/05/2026 10:57

Ambasada Amerikane në Tiranë ka përgëzuar 24 të diplomuarit nga Akademia e Sigurisë, për kursin “Aftësi për Vëzhgimin e Sjelljes” të mbajtur nga Programi i Ndihmës për Antiterrorin.

E pranishme ishte edhe Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond e cila shprehu se kursi është një hap drejt rritjes së aftësisë së personelit të zbatimit të ligjit për të identifikuar kërcënime të mundshme për parandalimin e sulmeve të mundshme terroriste.

Postimi i plotë i Ambasadës Amerikane në Tiranë:

Që nga viti 2016, programi i Ndihmës për Antiterrorin (ATA) ka ofruar trajnime dhe pajisje për Policinë e Shtetit përmes Zyrës Rajonale të Sigurisë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Dje, Zëvendës Shefja e Misionit në Detyrë, Kathryn Hammond, përgëzoi 24 të diplomuarit e kursit më të fundit të ATA-s, “Aftësi për Vëzhgimin e Sjelljes”, i cili u zhvillua në Akademinë e Sigurisë. Kursi rrit aftësinë e personelit të zbatimit të ligjit dhe sigurisë për të identifikuar kërcënime të mundshme përmes vëzhgimit të anomalive në sjellje, duke ndihmuar në parandalimin e sulmeve terroriste.

Since 2016, the Antiterrorism Assistance Training Program has delivered training and equipment to the Albanian State Police through the Regional Security Office at the U.S. Embassy. Yesterday, the Acting Deputy Chief of Mission Kathryn Hammond congratulated 24 graduates of the most recent ATA course, Behavioral Observation Skills, ëhich took place at the Security Academy. The course enhances the ability of laë enforcement and security personnel to identify potential threats by observing anomalies in behavior, ëhich aids in preventing terror attacks.

Top Channel