Prej dy vitesh i tërhequr nga kombëtarja, Manuel Neuer vendos për rikthimin e madh në Kupën e Botës
Kombëtarja iraniane do të niset paraditen e së hënës për një grumbullim në Turqi përpara se të udhëtojë drejt SHBA për Botërorin e kësaj vere që do të nisë në 11 qershor, një lajm që e bëri te ditur vetë trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei në faqen zyrtare të Federates së Futbollit
Ghalonaei shtoi se grumbullimi do të bëhet në Antalia, kur Irani ka zhvilluar edhe dy ndeshjet e muajit mars. Skuadra do të përbëhet nga 30 futbollistë, një numër që do të reduktohet në 26.
Mes futbollistëve të përfshirë në skuadër, figurojnë portieri i Tractor SC, Alireza Beiranvand dhe sulmuesi i Olympiacos, Mehdi Taremi.
‘Të zgjidhja 30 futbollistë për këtë grumbullim përpara Botërorit ishte vendimi teknik më i vështirë që kam marrë në karrierën time si trajner-tha Ghalenoei duke saktësuar se e përpiloi listën duke u bazuar vetëm te kriteret teknike.
Në Antalia, Irani shpreson të luajë dy miqësore edhe pse deri tani është konfirmuar vetëm 1 ndeshje, ajo me Gambian në 29 maj. Në Turqi, futbollistët duhet gjithashtu të kompletojnë procedurën e kërkesës për vizë për në SHBA. Dhe duke qëndruar te çështja e vizave, sekretari i përgjithshëm i FIFA, Mattias Grafstrom theksoi se ka pasur një takim të shkëlqyer dhe konstruktiv me presidentin e Federatës Iraniane të Futbollit, Mehdi Taj. Agjencia e lajmeve Reuters foli për këtë takim të zhvilluar pikërisht në Stamboll. Grafstrom nuk dha detaje për situatën e vizave, por pohoi se palët patën mundësinë të diskutonin disa çështje operative. Pyetjes nëse FIFA kishte marrë garanci për hyrjen në vend dhe procedurat për vizat e futbollistëve iranianë, Grafstrom deklaroi: ‘Diskutuam të gjitha çështjet e rëndësishme, por mendoj se ky nuk është vendi për të zbuluar detajet’
Top Channel