Goditja e grupit kriminal, si kryhej trafikimi i heroinës në Shqipëri dhe Danimarkë, metoda ‘speciale’ për të maksimalizuar fitimet
Kryeministri Edi Rama, i cili është pjesë e panelit hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme për sigurinë, i cili po mbahet në Estoni.
Teksa u ndal tek shqetësimet europiane, ai deklaroi se duhet të bëhen vlerësime të mirëfillta për sfidat.
“Shqiptarët janë talebanë pro perëndimore, jemi me aleancën transatlantike deri në fund. Dje pata nderin të merrja pjesë në një ceremoni shumë të bukur në Gjermani. Nuk dua të provokoj askënd këtu, por jam shumë i tunduar të heq një paralele, të bëj pikënisje ish Bashkimin Sovjetik. Kur vjen fjala si gjërat perceptohen, por nuk trajtohen. Kjo është tunduese, jo sepse Europa mund të bëhet Bashkim Sovjetik, por a mundet Europa në kushte të caktuara, të lejojë imperativat e mbrojtjes, për të krijuar mungesë afatgjatë ekuilibri.
Do të thotë se po përballemi me rrezikun që barra e sigurisë të shtrembërojë sfidat ekonomike. Më shqetësojnë për atë se ku po shkon Europa. Na duhet të bëjmë vlerësim të mirëfilltë. Konteksti ka ndryshuar. Jemi shumë vende, së bashku jemi ekonomi e madhe. Do ta mbyll me një pyetje, që mendoj, Europa duhet t’ia bëjë vetes, sa mund të shpenzojë një civilizim për të mbrojtur veten”, theksoi ai.
Top Channel