Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka udhëtuar drejt Estonisë, ku ka takuar krerët e shtetit atje, teksa do të marrë pjesë edhe në konferencën Lennart Meri 2026.
Ky aktivitet konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të debatit mbi politikën e jashtme, sigurinë dhe sfidat gjeopolitike globale, e organizuar këtë vit nën moton “Fati i favorizon të guximshmit”.
Sakaq, Rama në rrjetet sociale ka njoftuar se vendi ynë është bërë anëtarë të Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s.
“Nga dje anëtarë të Qendrës së Ekselencës për Mbrojtjen Kibernetike Bashkëpunuese të NATO-s (NATO ÇDCOE), një nga strukturat më të rëndësishme të Aleancës për sigurinë kibernetike dhe mbrojtjen ndaj kërcënimeve digjitale.
Qendra përfaqëson një platformë bashkëpunimi dhe ekspertize mes vendeve aleate të NATO-s për zhvillimin e strategjive, trajnimeve dhe kapaciteteve në fushën e mbrojtjes kibernetike”, shkruan Rama në Facebook.
Top Channel