Kaosi te Milani/ Igli Tare pritet të largohet pas vetëm një viti, pronari i kuqezinjve mbledhje urgjente
Marrëdhënia mes presidentit të Napoli-t, Aurelio De Laurentiis, dhe trajnerit Antonio Conte mbetet e fortë dhe e bazuar në respekt reciprok, por java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e klubit dhe të teknikun italian.
Sipas raportimeve nga mediat italiane, De Laurentiis do t’i paraqesë Contes një plan të ri për “zvogëlimin” e projektit të Napoli-t. Objektivat kryesore janë rinovimi i skuadrës dhe ulja e kostove të pagave, të cilat aktualisht arrijnë në rreth 110 milionë euro — shifra e tretë më e lartë në Serie A.
Napoli ka aktualisht moshën mesatare më të lartë në kampionatin italian, rreth 28 vjeç, dhe drejtuesit synojnë të ndërtojnë një ekip më të ri dhe më të qëndrueshëm financiarisht.
Presidenti i klubit pritet gjithashtu t’i kërkojë Contes të ndryshojë disi rolin e tij në merkato. Ideja është që trajneri të ketë më pak ndikim si “menaxher” dhe të fokusohet më shumë te zhvillimi i lojtarëve të rinj, siç ndodhi me talentet Vergara dhe Alisson Santos.
Në qendër të diskutimeve janë edhe disa transferime të shtrenjta të verës së kaluar, që nuk dhanë rezultatet e pritura. Mes tyre përmenden Sam Beukema, i blerë për 31 milionë euro, Noa Lang për 25 milionë euro dhe Lorenzo Lucca për 35 milionë euro.
Beukema përfundoi shpesh në stol gjatë sezonit, ndërsa Lang dhe Lucca u larguan në merkaton e dimrit pas aktivizimeve të kufizuara.
Ndërkohë, vazhdojnë spekulimet për të ardhmen e Contes në rast largimi nga Napoli. Aktualisht, kombëtarja italiane nuk duket një opsion konkret për trajnerin, ndërsa shumë stola të mëdhenj europianë mund të ndryshojnë pronar në verë.
Top Channel