Pakti për draft rezolutën e integrimit, Balla tregon kush janë 2 deputetët që bindën PD-në: Faleminderit edhe kolegëve të opozitës Ulsi Manja e mori fjalën pas rreth dy orësh për të folur për draft rezolutën e integrimit në BE, por e nisi atë aty ku do të donte ta vijonte pasi Berisha i kishte përmendur takimin me Ballukun në Peshkopi.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve iu përgjigj me ironi kreut të Kuvendit, Niko Peleshi për etiketimin “miko” që kishte përdorur më herët në seancë.
“Zoti Kryetar i Kuvendit, meqë qëparë nuk ma dhe fjalën për të konsumuar minutat e mia për t’ju përgjigjur Sali Berishës për akuzat që bëri, të paktën të të kërkoja dhe ndjesën me mikrofon se të ula gradat që ke. Preferove që në vend të ndjesës publike time, të dominojë cinizmi yt me mikrofon. Dua të të kërkoj që fuqia e ndjesës edhe pa mikrofon është shumë më e fortë sesa cinizmi i kujtdo në raport me kolegët në këtë sallë. Unë e njoh rregulloren e Kuvendit”, tha ndër të tjera Manja.
As këtë herë Peleshi nuk e la pa përgjigje deputetin socialist.
“Mua nuk më lejohet të përgjigjem, sipas rregullores së Kuvendit, por fjalët tuaja do t’i studioj, mund të ndryshoj opinion, por jo sjellje”, u përgjigj Peleshi.
Top Channel