Surpriza djeg rekordin, Alavés gjunjëzon Barcelonën e Flick
Ernest Muçi u shndërrua në heroin e Trabzonsporit në Kupën e Turqisë teksa me golin e tij i dhuroi fitoren 2-1 skuadrës së tij ndaj Genclerbirigli duke u kualifikuar për në finale të kompeticionit.
Pas përfundimit të ndeshjes, sulmuesi i kombëtares shqiptare deklaroi se ishte shumë e rëndësishme për Trabzonsporin të arrinte këtë finale
‘Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për të arritur finalen. Ndeshjet jashtë fushe janë gjithmonë të vështira. Të luash me lojtarë të rinj e bën edhe më të vështirë. Objektivi ynë ishte të arrinim finalen dhe të fitojmë Kupën. Po kalojmë një sezon të madh dhe tifozët tanë e meritojnë Kupën’-tha Ernest Muçi për mediat turke pas përfundimit të ndeshjes
Ndërkaq, së fundmi po flitet shumë për të ardhmen e Muçit te Trabzonspor ku ai është dhënë me formë huazimi nga Besiktas që kërkon 8.5 milionë euro për kartonin e tij. Vetë futbollisti e la të paqartë këtë çështje teksa tha se as ai vetë nuk e dinte edhe pse ndihet i lumtur në Trabzon.
‘Unë jam i lumtur këtu. Por as unë nuk di asgjë. Do të jetë një vendim i Trabzonsporit, mendoj ka kohë deri më 20 maj… Më pas, do të shohim. Unë jam i lumtur këtu, por të shohim se çfarë na pret në të ardhmen’-deklaroi Ernest Muçi.
Top Channel