Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona 56 studentët e Akademisë së Policisë janë helmuar nga ushqimi i gatuar nga kompani SORI-AL. Sipas burimeve të sigurta për Top Channel janë makaronat e ngarkuara me stafilokok koagulaze dhe E.coli, ato që dërguan në spital të rinjtë e policisë.
Po ashtu, Top Channel mëson se qenë kushtet jo të mira higjieno-sanitare ato që ndikuan në zhvillimin e këtyre dy baktereve të rrezikshme. I njëjti produkt nga ISUV është analizuar edhe pa i gatuar dhe rezultatet e analizave treguan se makaronat e pagatuara ishin brenda standardeve të sigurisë ushqimore.
Edhe AKU është njohur me rezultat e analizave një ditë më parë nga Instituti i Referencës ISUV. Ky institucion ka refuzuar t’i bëjë publike me pretendimin se hetimi ende nuk ka përfunduar.
Ndërkohë, studentët që helmuan, vazhdojnë të ushqehen po nga kompania SORI-AL, i vetmi ndryshim për ta është salla e konsumimit të ushqimit, pasi ambientet e para të Akademisë së Policisë po dezinfektohen nga ISHP.
Deri më tani kompania SORI-AL furnizon ushqime institucionet shtetërore, përfshirë këtu edhe spitalin Shefqet Ndroqi nga institucioni që duhet të garantojnë ushqime të sigurta është vetëm me 200 mije lekë gjobë.
Top Channel