Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Miliana Muça (kryesuese), Dhimitër Lara (anëtar) dhe Iliriana Olldashi (anëtare), sot më 12.05.2026, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 27 akti, datë 25.02.2026 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit Shuip Cami dhe ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndaj vendimit nr. 78, datë 27.11.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 78, datë 27.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurin Shuip Cami, ish-oficer i policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë.
2. Ndryshimin e vendimit nr. 78, datë 27.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me të pandehurin Fluturim Bajrami, si më poshtë:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit Fluturim Bajrami, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal (para ndryshimeve të bëra me ligjin nr. 43/2021), duke e dënuar me 1 (një) vit e 3 (tre) muaj burgim.
– Në zbatim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, dënimin përfundimisht të të pandehurit Fluturim Bajrami me 10 (dhjetë) muaj burgim.
– Vuajtja e dënimit të bëhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
Top Channel