Vetëhidhen nga lartësia dy adoleshente në Athinë, dyshohet se shkaku ishte presioni i provimeve të maturës
Kryedemokrati Sali Berisha foli sot për raportimin e kryenegociatorës së Shqipërisë për Integrimin në BE, Majlinda Dhuka.
Berisha tha se gjatë raportimit të saj Dhuka ka paraqitur shifra të kundërta nga ato që paraqesin institucionet zyrtare shqiptare. Sipas tij qeveria po manipulon shifrat që po i paraqet BE-së.
“Një raportim paraprak që kam nga raporti i saj, ajo është kapur në flagrancë duke mashtruar në mënyrë të shpërfytyruar parlamentin dhe opinionin publik.
Ajo ka dhënë shifra të cilat janë të kundërta nga ato që kanë dhënë institucionet zyrtare të Shqipërisë. Imagjinoni si e mashtrojnë këta BE-në, se çfarë mashtruese është kjo.
Në qoftë se ILD apo KLGJ-ja deklarojnë se për shqyrtimin e një dosje- dhe në raportin e fundit- për shqyrtimin e një dosje duhen 16 vite, mashtruesja e Edi Ramës, ky tregues thoshte se është më i mirë se para reformës. Imagjinoni se ç’person i papërgjegjshëm është ky.
Ndërkohë që para reformës, dhe jo para vitit 2013, por në vitin 2014, 2015, 2016, statistika tregon se duheshin jo kurrë më shumë se 3 gjer në 4 vite. Apo 2 gjer në 4 vite.
Kurse tani 16 vite. E fundit fare.
Apo thotë se stoku i dosjeve është ulur në një kohë kur statistikat e institucioneve zyrtare të drejtësisë, thotë se është rritur me 4 mijë dosje të tjera. Ishte 143 mijë thotë statistika e tyre, që edhe e fshehin, por tani është 147 mijë.
A e kuptoni ju se si këta me mashtrime duan të ecin, duke u dërguar statistika mashtrimi dhe përpiqen të gjejnë dëshmitarë të rremë për të certifikuar mashtrimet e tyre?
Por opozita është këtu për të thënë të vërtetën. Dhe ky është vetëm një fragment i mashtrimeve të saj. Se unë një informacion të pjesshëm mora mbi raportimin që bëri. Por ajo do mbahet përgjegjëse për mashtrimet që bën para shqiptarëve dhe partnerëve tanë evropiane”, u shpreh Berisha.
Top Channel