Panik në aeroportin e Athinës, avioni me 184 persona në bord pëson defekt në ajër dhe detyrohet të bëjë ulje emergjente
Majlinda Dhuka, kryenegociatorja e vendit për integrimin europian, në Komisionin për Evropën dhe Punët e Jashtme, paraqiti bilancin për procesin gjatë vitit 2025 dhe 4-mujorit të parë të 2026.
Njësoj si kryeministri Edi Rama, nënvizoi mbështetjen e plotë të Komisionit dhe Parlamentit Europian ndaj vendit tonë. Ajo tha se BE deri më tani i ka paraqitur Shqipërisë 101 kushte për mbylljen e negociatave për 31 kapituj.
“Gjatë vitit 2025 kemi punuar për bazën organizative të punës për mbylljen e negociatave, krahas çeljes së negociatave që u krye për 6 grup-kapitujt. Për këtë arsye janë hartuar 31 draft plane pune, ku janë zbërthyer këto 101 linja veprimi ose kushte në rreth 600 nisma europiane, nga të cilat një pjesë e mirë janë të natyrës ligjore”, bëri me dije ajo.
“Viti 2025 ka qenë i jashtëzakonisht i mirë sa i përket progresit sa i përket negociatave. Do të ndalem kryesisht te kushtet e mbylljes së negociatave. Sa i përket kushteve të ndërmjetme apo progresin që ka bërë Shqipëria për shtetin e së drejtës, në luftën kundër korrupsionit, krimit apo të drejtave të njeriut. Në fazën që kemi hyrë tashmë, përgatitjet teknike intensive sa i përket mbylljes së negociatave duke filluar me 10 fushat e para, por duke punuar paralelisht në të 31 fushat. Së dyti, puna e strukturës negociuese duke u përqendruar te rritja e kapaciteteve, rolin e pushtetit qendror, por njëherësh edhe konsultimin dhe dialogun social s a i përket nismave europiane.
Rreth 157 institucione janë të përfshira në përgatitjet për anëtarësim”, shtoi Dhuka, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë mes tyre. Më tej ajo shtoi “Unë do të prezantoj linjat prioritare. Tregu i brendshëm, negociatat u çelën në prill 2025, është etapë strategjike. Grupi tjetër është konkuerrshmëria dhe gjithë përfshirja, negociatat u hapën në maj 2025. Fokusi kryesor do jetë transformimi digjital, mbështetja për sipërmarrjen, punësimi dhe politika sociale.
Shqipëria punoi për të plotësuar 24 fusha të ndërmjetme në fushën e drejtësisë dhe sigurisë. Kemi marrë vlerësim pozitiv dhe siç jeni në dijeni vijon diskutimi mes vendeve anëtare. Shqipëria pret me interes të lartë diskutimet dhe rezultatin e tyre për negociatat.”, tha ajo.
Top Channel