Argjentina në Botërorin 2026/ Lionel Scaloni publikon listën paraprake; është Messi, mungon Dybala
Konfederata Braziliane e Futbollit i dërgoi FIFA listën paraprake me 55 futbollistë të grumbulluar nga trajneri Carlo Ancelotti i cili në 18 maj do të bëjë të ditur listën përfundimtare të futbollistëve që do të marrë me vete në Botërorin e kësaj vere.
Lajmi i madh në këtë pikë është Neymar. Ylli i Santosit kreyn një nga 3 etapat e tij për të qenë në Botërorin e fundit në karrierën e tij. I gjithë vendi u mobilizua për të në mënyrë që ai të grumbullohet në kombëtare, këngëtarë, shokë skuadre, ish futbollistë…Ancelotti nga ana e tij e ka të qartë, do të jetë nën urdhrat e tij vetëm nëse do të jetë në 100% të formës
Neymar po, por Estevao në dyshim. Sulmuesi i Chelsea ka pësuar një dëmtum muskular dhe e ka të komplikuar të vijë në formën më optimale në fazën e grupeve. Një situatë që ka ngjallur debate brenda CBF dhe të stafit teknik të Ancelottit. është një futbollist ndryshe dhe rreth të cilit do te krijohet projekti i së ardhmes, kushedi duke menduar më shumë për Botërorin e radhës, atë të 2030.
Për Botërorin e tij të parë, Ancelotti është i palëkundur në lidhje me gjendjen fizike të futbollistëve, një çështje me një zgjidhje të qartë; Endrick. Ky i fundit u largua nga Reali i Madridit duke ndjekur këshillën e vetë Ancelottit. Shifrat e tij te Lyon e vendosin mes sulmuesve të momentit. Për Brazilin është një prej pretendentëve për të qenë në listën përfundimtare bashkë me João Pedro, Matheus Cunha dhe Igor Thiago si dhe të paprekshmit e Carlo Ancelottit; Vinicius Jr., Raphinha, Luiz Henrique dhe Gabriel Martinelli.
Në 18 maj do të jepet lista përfundimtare ku nga 55 numri futbollistëve që do të përzgjidhen do të jetë 26. Sipas rregullores së FIFA, Braziliu mund të bëjë zëvendësime për dëmtime të futbollistëve të tij deri 24 orë përpara ndeshjes debutuese në botëror që do të jetë në 13 qershor ndaj Marokut.

Top Channel