Irani këmbëngul, vendos 10 kushte për të shkuar në Botëror, si do të reagojnë vendet organizatore
Nico Williams u detyrua të largohej nga ndeshja Athletic-Valencia para përfundimit të pjesës së parë për shkak të një dëmtimi në kofshën e pasme të këmbës së majtë.
Prognoza për dëmtimin nuk është e mirë, por gjithçka varet nga rezultatet mjekësore pas skanerit, i cili do të përcaktojë shkallën e dëmtimit dhe do të sqarojë periudhën e rikuperimit.
Vëllai më i vogël Williams do t’i nënshtrohet analizave mesditën e sotme, ndërsa shokët e tij të ekipit janë planifikuar stërvitjen e radhës. Mbetet për t’u parë se cili muskul është prekur (biceps femoris, semitendinosus ose semimembranosus) dhe shkalla e dëmtimit.
Ndjesia e përgjithshme është se sezoni i Nico Williams me klubin ka mbaruar, pasi ai nuk do të jetë i disponueshëm për t’u rikthyer në dy javët e mbetura të ligës.
Lojtari tani shpreson që dëmtimi muskulor nuk do ta pengojë atë të jetë i disponueshëm për Luis de la Fuente për Kupën e Botës, e cila fillon pas një muaji. Stafi mjekësor i ekipit kombëtar do të monitorojë të gjitha testet e kryera ndaj Nico dhe progresin e tij të rikuperimit.
Ky dëmim i tij vjen pas atij të Lamine Yamal, çka nënkupton se dy yjet e sulmit të Spanjës nuk do të mund të shkojnë në Botëror me formën maksimale. Ky padyshim është një problem për “Furinë e Kuqe”.
Top Channel