Dua Lipa padit Samsung për 15 milionë dollarë: Përdori imazhin tim pa leje
Aktorja britanike Sienna Miller është bërë nënë për herë të tretë, duke sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë me partnerin Ollie Green.
Lajmin e bukur, 44-vjeçarja e konfirmoi gjatë një interviste për E!, ku u shpreh me humor për jetën si nënë e një të porsalinduri. “Ndodhi. Kam një foshnjë të vogël pranë meje”, tha Miller, duke shtuar se mungesa e gjumit po ndikon në përditshmërinë e saj. “Ndjej sikur formimi i fjalive është pak i vështirë tani. Po fle shumë pak, por jam çmendurisht e dashuruar me foshnjën time”, u shpreh aktorja.
Sienna Miller gives birth to 3rd baby, her second with boyfriend Oli Green https://t.co/DgYvOYoKdQ pic.twitter.com/sQAQlvSdsk
— New York Post (@nypost) May 11, 2026
Çifti ka edhe një vajzë trevjeçare, ndërsa Miller është gjithashtu nëna e Marlowe 12-vjeçare nga lidhja e saj e mëparshme me Tom Sturridge.
Sienna Miller dhe Ollie Green janë në një lidhje që prej vitit 2021 dhe kanë zgjedhur ta mbajnë marrëdhënien larg vëmendjes së mediave.
Diferenca e tyre në moshë prej rreth 16 vitesh ka qenë shpesh objekt diskutimi publik, por aktorja e ka mbrojtur vazhdimisht lidhjen e tyre, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm “dashuri dhe gëzim”.
Top Channel