Argjentina në Botërorin 2026/ Lionel Scaloni publikon listën paraprake; është Messi, mungon Dybala
Kur duhet edhe 1 muaj nga fillimi i Botërorit, një nga skuadrat pjesëmarrëse të kompeticionit ka mbetur pa trajner…për herë të dytë.
Bëhet fjalë për Curaçao, tek i cili, Fred Rutten ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja holandeze ‘Tubatia’ dhe tani Federatës së Curaçaos i duhet të gjejë pasuesin e tij.
Rutten, 63 vjeç e kishte marrë drejtimin e kombëtares nga Karaibet, në muajin shkurt kur zëvendësoi Dick Advocaat me të cilin Curaçao arriti kualifikimin historik dhe të u largua nga pozicioni i tij për t’i qëndruar pranë të bijës së sëmurë.
Rutten ishte kontaktuar që përpara Advocaat për të drejtuar Curaçaon por në atë kohë refuzoi. në shkurt të këtij viti e pranoi ofertën. Nën drejtimin e tij Curaçao zhvilloi 2 ndeshje miqësore në Australi në fund të muajit mars me Australinë dhe Kinën. Por trajneri holandez u ankua për ambientin që e rrethonte dhe u largua. Tani për Botërorin, ku Curaçao do të bëjë debutimin në 14 qershor kundër Gjermanisë, mund të kthehet Advocaat.
Top Channel