Botërori 2026/ Jep dorëheqjen trajneri i Curaçao, Fred Rutten, e kishte marrë detyrën në muajin shkurt
Numërimi mbrapsht për Botërorin e kësaj vere vijon dhe tashmë ka trajnerë që kanë nisur të publikojnë listat paraprake të futbollistëve që mund të marrin me vetë në këtë kompeticion.
Trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni ka publikuar listën e tij me plot 55 emra në kuadër eventit më të rëndësishëm të futbollit botëror.
Në këtë listë figuron emri i kapitenit të saj, Lionel Messi, por mungon ai i Paulo Dybalës me këtë të fundit që sapo është rikthyer në fushën e lojës pas një mungese të gjatë për shkak të dëmtimit dhe operacionit në gju.
Po kështu janë përfshirë në listën e 55 futbollistëve edhe Nico Paz e Lautaro Martinez si dhe Lo Celso, Giualiano Simeone apo edhe Gianluca Prestianni, me këtë të fundit që është i pezulluar për rastin Vinicius.
Në javët e ardhshme do të publikohet edhe lista përfundimtare e futbollistëve të Argjentinës që do të shkojnë të Botërorin e SHBA, Meksikës dhe Kanadasë dhe gjysma e këtyre emrave padyshim që do të lihen jashtë skuadre.
Top Channel