Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit dhe qytetarët e Lezhës ndezin qirinj në kujtim të saj   

10/05/2026 19:25

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të Lezhës janë mbledhur sërish mesditën e sotme pranë Obeliskut në qytet, për të ndezur qirinj në kujtim të saj dhe për të kërkuar drejtësi.

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarët shprehen se prej dy muajsh jetojnë me plagën e humbjes së Xhuanës, por edhe me ankthin dhe zhgënjimin për moszbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë. Ata kërkojnë që drejtësia të vihet në vend dhe e vërteta të dalë sa më shpejt në dritë.

Të pranishmit mbajtën një minutë heshtje në nder të 25-vjeçares, ndërsa ndezën qirinj dhe vendosën lule pranë fotos së saj.

Kujtojmë se Xhuana Nikollaj humbi jetën pas dhunës së ushtruar ndaj saj, nga ish bashkëshorti Eraldo Fizi ndërsa më pas dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe vijon të mbetet ende e mbushur me pikëpyetje për familjarët e saj, të cilët kërkojnë zbardhjen e plotë të rastit.

Top Channel