Deklaratat e Sali Berishës ndaj ambasadorit Gonzato, reagon Bashkimi Europian: Të papranueshme, dënojmë sulmet personale Kryeministri Edi Rama ka folur për procesin e integrimit në BE, hapat që Shqipëria ka ndjekur deri më tani, duke treguar vështirësitë.
“Për këtë asamble të zgjeruar që është në vazhdën e asambleve të zgjeruara që kemi organizuar në funksion të nevojës për të bërë një bashkëbisedim lidhur me disa tema me rëndësi për momentin që po kalon Shqipëria, i cili është një moment shumë vendimtar, por dhe shumë delikat, pasi nuk kemi qenë asnjëherë kaq afër realizimit të një ëndrre historike, por nga ana tjetër pasi është e nevojshme që të jemi të gjithë të vetëdijshëm se këto hapa të fundit të tre-katër viteve që kemi përpara janë edhe më të vështirat.
Janë dhe më të vështirat sepse është faza kur duhet të përputhim të gjithë organizmin tonë shtetëror me organizmin e Bashkimit Europian në aspektin, jo vetëm të ligjeve, por dhe në aspektin e standardeve dhe në ndërkohë që na duhet kjo vetëdije edhe na duhet që ta ndjejmë të gjithë së bashku këtë përgjegjësi, Partia Socialiste, familja jonë politike duhet të përballet pa e humbur kthjelltësinë edhe pa e humbur për asnjë moment motivimin për të shkuar çdo ditë e më shpejt përpara me një tërësi forcash edhe faktorësh që janë tërësisht kundër nesh.
Forca dhe faktor politik, mediatik, social, në sensin e pranisë në rrjetet sociale, që prodhojnë dhe shpërndajnë në mënyrë marramendëse gënjeshtra, gjysmë të vërteta që janë dhe gënjeshtrat më të mëdha, akuza, lajme të cilat edhe kur nuk janë të pavërtetë vendosen aty në një proporcion tërësisht të zhdrejtë me realitetin. Dhe nuk e di a e keni parë, unë kam postuar para disa ditësh një analizë që një startup shqiptar i ka bërë përmes inteligjencës artificiale 66 ditëve të fundit në media; në media tradicionale, televizione dhe në mediat online portale, të gjitha artikujve të shpërndarë dhe të gjitha fjalëve të thëna”, u shpreh Rama.
Top Channel