Sulm seksual dhe grabitje ndaj një vajze të re në Milano/ Arrestohen dy vëllezërit ukrainas, i mituri abuzoi me viktimën
Kryeministri Edi Rama hodhi poshtë sërish sot deklaratat publike të opozitës se procesi i anëtarësimit në BE është bllokuar për shkak se disa prej vendeve anëtare nuk po miratojnë raportin e IBAR.
Në një konferencë për shtyp me ambasadorin e BE-së në Tiranë, në ditën e Europës, Rama tha se Shqipëria tani negociatat i ka me Komisionin dhe ky i fundit diskuton me vendet anëtare.
“Sot në Bruksel nuk negocion Shqipëria me Bashkimin Europian, por diskuton Komisioni Europian me shtetet anëtare. Shqipëria negocion me Komisionin, nuk negocion me shtetet. Komisioni përfaqëson shtetet në negociatat me Shqipërinë dhe pastaj fazë pas faze kur komisioni i konsideron të kryera detyrat e një faze, shkon tek shtetet për të paraqitur raportin e vetë. Nuk e di kuptohem, që do të thotë që Komisioni Europian i konsideron të përmbushura detyrat e Shqipërisë për këtë fazë dhe për të ashtuquajturat piketa të ndërmjet dhe tani është Komisioni që po diskuton me shtetet anëtare dhe të thuash këtu u bllokua nga X-i apo nga Y-i është të shesësh ajër dhe kush beson se ajri blihet, e blen”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u shpreh i gatshëm të ulet me opozitën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, duke mos dhënë një përgjigje direkte për propozimin e pakicës për një sistem proporcional kombëtar.
“Unë personalisht e kam thënë gjithmonë dhe e përsëris, ne jemi të hapur të dëgjojmë me durim këdo që ulet në tryezë për të folur dhe për të dëgjuar. Imponime dhe ultimatume dhe qëndrime të paracaktuara besoj që është mjaftueshëm kohë e gjatë për të kuptuar që me mua dhe me ne nuk funksionojnë”, deklaroi Rama.
Sipas tij “ne jemi shumë të interesuar për të ulur numrin e deputeteve të parlamentit dhe uroj që të ketë konsensus në këtë drejtim për të racionalizuar këtë gjë dhe pastaj nga këtu çdo diskutim tjetër është i hapur. Ndërkohë që, për sa i përket reformës administrative territoriale, procesi është zhvilluar në mënyrë shumë gjithëpërfshirëse në territor. Janë bërë dëgjesa, janë bërë diskutime dhe aty procesin e drejton dikush që unë besoj që është njeriu që ka gjithë kompetencën për të folur për këtë subjekt, i cili është shumë i përgatitur dhe i cili është patjetër një pikë referimi nëse ju doni gjëra më të detajuara po themi”.
Top Channel