LIVE/ Protestuesit hedhin motolovë, fishekzjarrë e gurë drejt efektivëve, përplasje fizike, policia kundërpërgjigjet me ujë dhe gaz lotsjellës, Berisha ‘blindohet’ nga truprojat

08/05/2026 21:07

Ora 19:00 është njoftuar për nisjen e protestës së radhës kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike.

Policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit dhe sigurisë.

Sali Berisha ka mbërritur pak para orën 19:00 në selinë blu, ku është pritur nga mbështetësit demokratë.
Në këtë protestë, është parashikuar që të mos ketë fjalime, por vetëm marshime.

21:30 Pas marshimit në Ministrinë e Brendshme, protestuesit drejtohen për te selia e PD-së

Pas marshimit në Ministrinë e Brendshme, protestuesit i drejtohen për te selia e PD-së.

21:26 Tubimi i PD-së, reagon Berisha: Ishim në marshim paqësor, policia na bllokoi rrugën, do marrin përgjigjen e merituar

Pas tubimit para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme ka reaguar edhe kreu i PD-së Sali Berisha.

21:21 Pas molotovëve dhe fishekzjarrëve, protestuesit nisin dhe gjuajnë me gurë drejt kordonit të policisë

Me tensione është shoqëruar protesta e sotme e PD, edhe pse u tha dhe njoftua se do të ishte paqësore.

21:09 Protesta e PD, Bledion Nallbati përplaset fizikisht me efektivët: Kujdes po të them se një ditë…

Deputeti i PD Bledion Nallbati është përplasur fizikisht me efektivët e policisë, të cilët kanë krijuar kordon për të bllokuar marshimin drejt Ministrisë së Brendshme.

21:07 Pas molotovëve, protestuesit e PD-së hedhin fishekzjarrë, reagon policia

Pas hedhjes së molotovëve, protestuesit e PD-së kanë përdorur edhe fishkezjarrë.

21:01 Foto/ Molotovët nga protestuesit e PD-së, policia i kundërpërgjigjet, uji me presion kap edhe Berishën

Policia i është kundërpërgjigjur molotovëve me ujë, duke prekur edhe kreun e PD-së Sali Berisha.

20:55 Policia ‘gardh’ në Bulevard, protestuesit shtyjnë fizikisht efektivët, hidhet sërish ujë dhe gaz lotsjellës

Protestuesit e PD kanë nisur përplasjet fizike me efektivët e policisë.

20:48 Tensionet në tubimin e PD-së, Bardhi përplaset me efektivët e policisë: Pse e provokoni protestën, është paqësore

Deputeti Gazment Bardhi është përplasur gjatë protestës me efektivët e policisë. Bardhi u shpreh se ata po provokojnë një protestë që sipas tij është paqësore.

20:33 Marshimi drejt Ministrisë së Brendshme/ Protestuesit e PD-së hedhin molotovë, policia i shpërndan me gaz lotsjellës dhe ujë

Protestuesit e PD kanë hedhur molotovë gjatë marshimit të tyre drejt Ministrinë e Brendshme.

20:27 Pas thirrjeve para Kryeministrisë, protestuesit e PD nisen drejt Ministrisë së Brendshme

Pas mbylljes së fjalimit, protestuesit të drejtuar nga Sali Berisha dhe deputetët e PD janë nisur drejt ministrisë së Brendshme.

17:18 Protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Policia merr masat, ja rrugët ku do të bllokohet lëvizja

Policia e Tiranës ka marrë disa masa për protestën e opozitës ditën e sotme para Kryeministrisë.

13:16 “Vala e opozitës nuk do të ndalet”/ Tubimi përpara Kryeministrisë, Berisha: Protestat janë zëri më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një konferencë me gazetarët, pak orë përpara protestës së radhës të opozitës.

10:00 Sot protesta e PD, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Situata mund të ndryshojë shpejt

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ka bërë publik një njoftim drejtuar shtetasve amerikanë, ku u këshillon që të tregohen të kujdesshëm gjatë protestës së sotme të opozitës.

09:57 Ndryshon skenari i protestës/ Mungon podiumi përpara Kryeministrisë, demokratët do të marshojnë pa fjalime

Ka ndryshuar sërish skenari i protestës që do të mbahet nga Partia Demokratike mbrëmjen e sotme.

Top Channel