Krisja e raporteve mes Romelu Lukakut dhe Napolit u kristalizua kur sulmuesi belg, pa marrë miratimin e drejtuesve dhe mjekëve të klubit, në fund të muajit mars vendosi që të qëndrojë në Belgjikë për të gjetur formën më mirë të mundshme sidomos në kuadër të Botërorit 2026.

Por tani, edhe Rudi Garcia kërkon të ketë garanci për formën fizike të sulmuesit; edhe pse probabiliteti që ai të grumbullohet për në Kupën e Botës është shumë i lartë, sipas të përditshmes ‘Il Mattino’, trajneri i Belgjikës ka kërkuar që Big Rom të luajë të paktën një ndeshje zyrtare përpara se ai ta grumbullojë

Lukaku do të kthehet të luajë me Napolin? Problemi për Lukakun është që duket e vështirë që kjo të ndodhë me Napolin. Pavarësisht një shkrirje të pjesshme të raporteve me Antonio Conten në takimin e disa ditëve më parë, pozicionet mes lojtarit dhe trajnerit mbeten të distancuara. Nuk ka shenja për një grumbullim të tij në skuadër për sfidën ndaj Bolonjës, por ka ndonjë shpresë për ndeshjen me Pisan dhe ndoshta edhe për sfidën e fundit të kampionatit kundër Udineses me futbollistin që me shumë mundësi do të grumbullohet për t’u përshëndetur me tifozët në Maradona duke qenë se në fund të sezonit rrugët mes tyre do të ndahen

Ku do të luajë Lukaku? Po për të ardhmen? Për Big Rom hapen pistat që e çojnë në Arabinë Saudite ose në një rikthim të bujshëm në Premier League në një klub të nivelit të mesëm. Një kurbë e trishtë kjo për një futbollist që duhet të ishte lideri i skuadrës por që do të largohet nga Napoli pas dy sezonesh.

Top Channel