A ka lidhje “Haga” me zgjedhjet? Kryeministri Kurti: Nuk shoh lidhje mes zgjedhjeve dhe shtyrjes së vendimit për Thaçin
Kryeministri Edi Rama foli në hapjen e Kongresit Botëror të Ligjit, për procesin e vetting-ut në Shqipëri dhe procesin e Reformës në Drejtësi.
“E kam fjalë për të gjithë partnerët tanë në këtë rrugë, mbështetja ka qenë me një rëndësi të dorës së parë. Me asocimin që bëmë asokohe për të matur pulsin e opinionit shqiptar, morëm dy të dhëna në dukje kontradiktore por në përmbajte tërësisht komplimentare, 90% e kusur të shqiptarëve mbështesin vetting-un e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Të bësh bashkë 90% e shqiptarëve për një çështje është një gjë jashtëzakonisht e rrallë. Tjetra është mbi përgjigjen, a besoni ju që në jetën tuaj në Shqipëri do të shikoni fundin e pandëshkueshmërisë dhe barazinë e njerëzve para ligjit. Shqiptarët e mbështesnin reformën në drejtësi sepse ishin të rraskapitur me një drejtësi të pabarabartë për ta.
Për hir të vërtetës askush nuk mund t’i vërë faj të gjithë atyre që ishin mosbesues pasi nuk ishte vetëm e përditshmja tyre, që prej vitesh i provonte se drejtësia ishte një iluzionin, por ishte historia e shtetit shqiptar, që pushteti ishte në duart e më të fuqishmëve të politikës.
Jam besimplotë se ky proces do të shkojë përpara ashtu siç duhet me të gjitha dhimbjet dhe kostot e veta. Jam më i vendosur se asnjëherë bashkë me shumicën qeverisëse që të mos lejojmë të cenohet ajo çka është projektuar dhe të mos lejojmë të lëkundet ajo çka është ndërtuar, në aspektin e një sistemi të ri dhe të pavarur drejtësie”, tha Rama.
Top Channel