Vlahovic, një gol për rinovimin, por Juventusit i duhet një sulmues i një niveli shumë më të lartë
Marcus Thuram si Kobe Bryant. Pas fitores së Interit ndaj Parmës duke siguruar matematikisht titullin kampion të Italisë për herë të 21, sulmuesi zikaltër deshi t’i bëjë homazh legjendës së basketbollit botëror që humbi jetën në një aksident tragjik me helikopter në 26 janar të 2020 në moshën 41 vjeçare.
Marcus Thuram falë edhe ndihmës së Inteligjencës Artificiale, e vendosi veten në të njëjtën pozë që mori Kobe Bryant në 15 qershor të 2001 kur Los Angeles Lakers mposhti Philadelphian në ndeshjen e 5 në finalen e madhe të NBA duke fituar titullin e dytë kampion radhazi.
‘Titulli u kthye në shtëpi, mos na lër kurrë më’-ishte mbishkrimi i përdorur nga Thuram që shoqëroi foton e tij.
View this post on Instagram
Top Channel