Berat Gjimshiti vazhdon të gdhendë fort emrin e tij në librin e historisë së Atalantës. Qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare është një prej futbollistëve me më shumë ndeshje të zhvilluara në të gjithë historinë e klubit bergamask.

Sfida e zhvilluar në mbrëmjen e së shtunës ndaj Genoas, ishte e 332 e Gjimshiti me Atalantën me mbrojtësin kuqezi që bëhet futbollisti i 4-t me më shumë ndeshje me fanelën zikaltër duke kaluar një emër si Bonacina, gjë që theksohet edhe nga vetë klubi bergamask.

‘Një hap më shumë për Berat Gjimshitin që kalon Bonacinën në vendin e katërt numrin e ndeshjeve të luajtura me fanelën tonë-shkruante Atalanta në një postim në llogarinë e saj në Instagram

Përpara Gjimshitit përsa i përket numrit të ndeshjeve të zhvilluara me Atalantën qëndrojnë De Roon(442 ndeshje), Bellini(435 ndeshje) dhe Pasalic(341).

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Atalanta B.C. (@atalantabc)

Top Channel