SHBA paralajmëron sërish kompanitë detare për Ngushticën e Hormuzit: Nëse i paguani tarifa Iranit do të sanksionoheni
Fituesja e Çmimit Nobel për Paqen, Nargis Mohammadi, është shtruar në gjendje kritike në një spital në Iran pas një përkeqësimi të rëndë të gjendjes së saj shëndetësore, njoftoi fondacioni i familjes së saj.
Sipas deklaratave zyrtare, aktivistja 54-vjeçare u dërgua me urgjencë në një spital në Zanjan pasi pësoi humbje të vetëdijes dhe një atak të rëndë në zemër.
Ajo kishte disa ditë që vuante nga tension i lartë i gjakut dhe të përziera të forta, ndërsa të premten humbi ndjenjat.
Fondacioni bëri të ditur se Mohammadi mbetet në gjendje të paqëndrueshme dhe po trajtohet me oksigjen, duke kërkuar transferimin e saj në një spital në Teheran për trajtim më të specializuar.

Më herët, shqetësim për gjendjen e saj kishte shprehur edhe Norwegian Nobel Committee, i cili i dha asaj Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2023, ndërsa ajo ndodhej në burg.
Mohammadi është burgosur për aktivitetin e saj në mbrojtje të të drejtave të njeriut, përfshirë fushatën për të drejtat e grave dhe kundërshtimin e dënimit me vdekje në Iran. Ajo ishte dënuar sërish me 7.5 vite burg në fillim të këtij viti.
Rasti i saj ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare dhe thirrje të vazhdueshme për lirimin e saj nga autoritetet iraniane, ndërsa gjendja e saj aktuale shëndetësore ka shtuar presionin mbi Teheranin për të lejuar trajtim të plotë mjekësor.
Top Channel