Izraeli dhe Palestina bashkë në kongresin e FIFA-s, shpërthen tensioni, refuzohet shtrëngimi i duarve
“Kemi shitur 100% të biletave që kemi nxjerrë në treg, që përbën rreth 90% të totalit të parashikuar deri më tani.”
“Natyrisht, ne do të vazhdojmë të nxjerrim bileta të tjera në shitje.” Gjatë fjalimit të tij në Kongres, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ndal shkurtimisht te ankesat për koston e lartë të biletave të Kupës së Botës. Megjithatë, komentet e tij u drejtoheshin presidentëve të federatave anëtare dhe jo drejtpërdrejt tifozëve.
“Sigurisht që ka bileta të shtrenjta, por ka edhe nga ato më të përballueshme. E rëndësishme është që të gjitha të ardhurat që gjenerojmë në nivel global t’ju kthehen juve; të shpërndahen në të gjithë botën për të financuar futbollin në vendet tuaja,” shtoi ai.
Më herët gjatë kësaj jave, FIFA njoftoi se do t’u paguajë 100 milionë dollarë shtesë kombeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës, për të ndihmuar në mbulimin e kostove që rezultuan më të larta se parashikimi. Të martën, Këshilli i FIFA-s miratoi një rritje prej 2 milionë dollarësh në pagesat bazë për secilën federatë, duke e çuar shumën minimale në 12.5 milionë dollarë. Organi drejtues i futbollit botëror pret që ky turne të gjenerojë të ardhura prej të paktën 11 miliardë dollarësh.
Top Channel