Sulmet izraelite në Liban/ Shkon në 15 numri i të vrarëve, IDF publikon pamje të shkatërrimit të një tuneli të Hezbollahut

30/04/2026 22:33

Të paktën gjashtë persona u vranë në një sulm me dron izraelit pranë një varreze në qytetin jugor të Zebdin, njoftoi ministria e Shëndetësisë e Liban, duke e çuar në 15 numrin total të viktimave nga sulmet e së martës.

Presidenti libanez, Joseph Aoun, dënoi “shkeljet e vazhdueshme izraelite” të armëpushimit dhe bëri thirrje për rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj Izraelit për respektimin e ligjit ndërkombëtar.

Ndërkohë, IDF publikoi pamje nga shkatërrimi i një tuneli të Hezbollah në jug të vendit. Sipas ushtrisë izraelite, tuneli nëntokësor, me gjatësi mbi 140 metra, u shkatërrua nga forcat speciale duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë në zonën Ras Binda.

Autoritetet ushtarake thanë se brenda tunelit u gjetën dhoma akomodimi, boshte operative dhe një sasi armësh, ndërsa shtuan se ai ishte përdorur kohët e fundit nga anëtarët e Hezbollahut për planifikim operacionesh.

Top Channel