Ftesë në 5/ Historia e koreografes që humbi të dy prindërit: Babin e helmuan…
Princi William dhe princesha Katerinë, kanë publikuar një foto të re familjare me rastin e 15-vjetorit të martesës së tyre.
Në fotografinë e publikuar në rrjetet sociale, çifti shfaqet i shtrirë në bar, duke buzëqeshur së bashku me tre fëmijët e tyre, Princi George, Princsha Charlotte dhe Princi Louis, si dhe qenin e familjes. Imazhi është realizuar nga fotografi Matt Porteous në Cornwall gjatë pushimeve të tyre të pashkëve.
Postimi u shoqërua me një emoji zemre dhe mbishkrimin: “Duke festuar 15 vjet martesë”.

Çifti mbretëror u martua në vitin 2011 në një ceremoni madhështore që u transmetua globalisht dhe u ndoq nga miliarda njerëz.
Ata u njohën gjatë studimeve në universitet dhe vitet e para të martesës i kaluan në Anglesey, ku Princi William u trajnuar si pilot helikopteri për misione kërkim-shpëtimi në RAF.

Fëmija i tyre i parë, Princi George, lindi në vitin 2013, i ndjekur nga Princesha Charlotte në vitin 2015 dhe Princi Louis në vitin 2018.
Publikimi i fotos familjare shënon një moment të rëndësishëm për çiftin mbretëror, duke reflektuar mbi 15 vite martesë dhe jetën e tyre familjare në sytë e publikut.
Top Channel