Përfshihet nga flakët një apartament në Elbasan, zjarrfikëset drejt vendngjarjes Zbulohen në Astir dhe në Kombinat, 3 lokale ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojërave të fatit, me celularë.
Tiranë/Vijon operacioni i koduar “Fati i lojërave”.
Arrestohen 2 shtetas, procedohen 3 dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i kontrolleve të kryera në subjekte të ndryshme, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë evidentuar dhe goditur 3 raste të tjera të përshtatjes së lokaleve për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, me celularë.
-Në vijim të veprimeve për këto raste:
-u arrestua në flagrancë shtetasi A. B., 51 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi M. B., pasi në Astir, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit M. B., shtetasit A. K. iu konstatuan në celular, faqe aktive për vënien e basteve sportive;
-u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., 44 vjeç, dhe nisi procedimi penal për shtetasin N. L., pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit N. L., shtetasit E. A. iu konstatuan në celular, faqe aktive për vënien e basteve sportive;
-proceduan penalisht shtetasit B. K, 58 vjeç dhe R. U., 56 vjeç, pasi në rrugën “Sabaudin Gabrani”, gjatë kontrollit në lokalin në pronësi të shtetasit R. U., shtetasit B. K. iu konstatuan në celuar, faqe aktive për vënien e basteve sportive.
Celularët që i shërbenin kësaj veprimtarie të kundërligjshme u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel