Holanda nuk do të ketë Xavi Simons në radhët e saj në Botërorin e kësaj vere që do të mbahet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Mesfushori holandez pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen e fundjavës mes Tottenham dhe Wolverhamptonit me futbollistin që bëri të ditur se sezoni për të është mbyllur e madje ai është i detyruar që të mos jetë protagonist në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik me përfaqësuesen e Holandës.

‘Thonë se jeta mund të jetë mizore dhe tani unë kështu ndihem-shkruante Xavi Simons në një postim në rrjetin social Instagram-sezoni im u mbyll dhe po përpiqem ta pranoj këtë. Sinqerisht kjo më thyen zemrën. Ajo që doja ishte të luftoja përkrah skuadrës sime dhe tani nuk mund ta bëj dhe kjo vlen edhe për Botërorit. Nuk do të mund të përfaqësoj vendin tim’

Xavi Simons që me shumë mundësi ka pësuar një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar të gjurit u largua nga fusha e lojës në sfidën me Wolverhampton, një ndeshje kjo që ishte shumë e rëndësishme për klubin londinez për mbijetesën në Premier League. Ndërsa në Botëror, Holanda është në grupin F me Japoninë, Suedine dhe Tunizinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xavi Simons (@xavisimons)

Top Channel