Zbulohen tre lokale ku luheshin lojërat e fatit në kryeqytet, arrestohen dy persona, procedohen tre të tjerë, një i shpallur në kërkim 27/04 15:07
Pavarësisht se nuk kishte incidente të rënda, as ky derbi i fundit mes Tiranës dhe Partizanit nuk kaloi pa trazira dhe procedime nga ana e policisë.
Kjo e fundit bën me dije se ka arrestuar tre tifozë për akuza të ndryshme.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:
-J. L., 23 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur punonjësit e sigurisë, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana–Partizani”;
-K. A., 22 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana–Partizani”;
-G. C., 18 vjeç, pasi dyshohet se ka thyer stola, në tribunat e stadiumit, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana–Partizani”.
Top Channel