I mbushur me nxënës, autobusi në Zvërnec del pjesërisht nga rruga dhe bllokon qarkullimin
Është djegur gjatë natës automjeti në pronësi të gazetarit të BIRN, Sami Curri.
Sipas deklaratës së vetë Currit, djegia e automjetit dyshohet të ketë qenë e qëllimshme dhe e lidhur drejtpërdrejt me punën e tij në fushën e gazetarisë.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rastin dhe për të identifikuar përgjegjësit.
“Kjo gjëja është e qëllimshme dhe është totalisht me synimin për të sjellë një mesazh tek unë dhe për punën që bëj, por së pari iu them që ata që e kanë bërë këtë veprim, as nuk do të më kërcënojnë ose frikësojnë dot sepse për mua gazetaria është një mision që i shërben interesit publik dhe do të vazhdojë me çdo lloj çmimi dhe një nga çmimet jo ishte”, shprehet ai.
Curri ka theksuar se kohët e fundit ka trajtuar çështje të ndjeshme, të cilat mund të kenë shkaktuar reagime të tilla ekstreme.
“Rreth orës 02:58, të datës 26.04.2026, shërbimet e Policisë janë njoftuar nga shtetasi S. C., banues në Bulqizë (me profesion gazetar), se automjeti i tij tip “Ford Fiesta” ishte përfshirë nga flakët, ndërkohë që ishte i parkuar pranë banesës së tij. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë, grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar në vendngjarje. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon intensivisht veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorit/ve, pasi paraprakisht dyshohet për djegie të qëllimshme. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme”-njofton policia.
Top Channel