I mbushur me nxënës, autobusi në Zvërnec del pjesërisht nga rruga dhe bllokon qarkullimin
26/04/2026 12:26
Një incident është shënuar paraditen e sotme në zonën e Zvërnecit në Vlorë, në rrugën “Sazani”, pranë Manastirit të Zvërnecit.
Rreth orës 11:30, një autobus i cili transportonte nxënës që do të vizitonin manastirin, ka hasur vështirësi gjatë lëvizjes për shkak të ngushtësisë së rrugës.
Gjatë tentativës për t’u shkëmbyer me një mjet tjetër të tonazhit të rëndë, autobusi ka dalë pjesërisht nga karrexhata, duke nxjerrë jashtë rrugës të dyja gomat e krahut të djathtë dhe për pasojë ka mbetur i bllokuar.
Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje po punohet për nxjerrjen e mjetit dhe normalizimin e qarkullimit.
Top Channel