Holanda në ankth, Xavi Simons dëmtohet rëndë në ndeshjen ndaj Wolves, Botërori në rrezik
Në hetimin e Prokurorisë Publike të Milanos, Gianluca Rocchi akuzohet për mashtrim sportiv lidhur me përzgjedhjen e gjyqtarëve të favorizuar nga Interi për ndeshje të caktuara.
Njoftimi i hetimit, i shqyrtuar nga agjencia “Agi”, rendit tri akuza kryesore. Njëra prej tyre thotë se Rocchi, “në cilësinë e përcaktuesit të gjyqtarëve të AIA-s, në bashkëpunim me disa persona të tjerë në stadiumin ‘San Siro’ gjatë një ndeshjeje të Kupës së Italisë, ‘rregulloi’ emërimin e Andrea Colombos si arbitër të ndeshjes së Serisë A, Bolonja-Inter (20 prill 2025), si një gjyqtar i favorizuar nga skuadra mikpritëse, Interi, e angazhuar në garën për titullin kampion (Scudetto) në fazat e fundit të sezonit futbollistik”.
Akuza e dytë zgjeron fushëveprimin e hetimeve. Rocchi, shkruan prokurori, “si përcaktues i arbitrave, duke punuar në bashkëpunim me disa persona në stadiumin ‘San Siro’ gjatë ndeshjes së parë të Kupës së Italisë (2 prill 2025), ‘fiksoi’ ose ‘fshehu’ emërimin e arbitrit Daniele Doveri, duke e vendosur atë në krye të gjysmëfinales së turneut (23 prill 2025). Kjo u bë me qëllim që të sigurohej që Interi të kishte arbitra të tjerë, përveç Doverit ‘të padëshiruar’, për finalen e mundshme të Kupës së Italisë dhe për ndeshjet e mbetura të Serisë A”, të cilat kishin “interes më të madh për ekipin milanez”.
Së fundmi, akuza e tretë i referohet ndeshjes Udineze-Parma, e luajtur më 1 mars 2025. Sipas prokurorisë, “në cilësinë e mbikëqyrësit të VAR-it, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ndikoi te zyrtari i VAR-it, Daniele Paterna, duke e bindur atë të kërkonte një rishikim në fushë (on-field review) nga arbitri i ndeshjes, Fabio Maresca. Qëllimi ishte akordimi i një penalltie për ekipin friulian, edhe pse Paterna kishte mendim të kundërt”.
Kliko këtu për të parë komunikimin e VAR-it, ku bindin arbitrin për të akorduar penallti
Top Channel